Arti në Shkolla: Rritja e Kreativitetit dhe Bashkëpunimit në Kosovë
Financuar nga: Ministria e Rinisë, Sportit dhe Kulturës së Kosovës
Projekti “Arti në Shkolla”, i zbatuar nga Mus-e Kosova me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, angazhoi mbi 450 fëmijë nga Shkolla Mihail Grameno në Fushë Kosovë dhe Shkolla Emin Duraku në Gjakovë. I projektuar për të nxitur kreativitetin, bashkëpunimin dhe përfshirjen sociale, programi përdori muzikën, pikturën dhe dramën si mjete për të bashkuar fëmijët nga prejardhje të ndryshme etnike dhe sociale. Dy shfaqje të mëdha shënuan suksesin e projektit: një ekspozitë arti në Shkollën Mihail Grameno në Fushë Kosovë dhe një shfaqje artistike në Shkollën Emin Duraku në Gjakovë. Këto ngjarje ishin kulmi i muajve të punës krijuese dhe ofruan një platformë për fëmijët për të shfaqur talentet e tyre. Zane Abazi, një muzikante profesioniste, drejtoi programin muzikor dhe udhëhoqi nxënësit në Fushë Kosovë, ndërsa Albulena Bokshi, një aktore e talentuar, punoi ngushtë me fëmijët në Gjakovë për të përgatitur shfaqjen e tyre teatrale. Shfaqjet jo vetëm që nxorën në pah aftësitë artistike të nxënësve, por gjithashtu përforcuan rolin e artit në krijimin e një mjedisi shkollor harmonik dhe gjithëpërfshirës. Duke përfshirë artistë profesionistë, projekti u ofroi fëmijëve një mundësi unike për t’u angazhuar me artin në një mënyrë frymëzuese dhe kuptimplote. Këto iniciativa kanë lënë një ndikim të qëndrueshëm tek nxënësit, shkollat e tyre dhe komuniteti i gjerë, duke theksuar fuqinë transformuese të artit në arsim.