Pjesë e projektit YESS (Të Rinjtë të Fuqizuar përmes Shkollave dhe Shoqërisë Inkluzive)
Zbatuar nga Mus-e Kosova në partneritet me Komunën e Dragashit “Urat e Dialogut” është një iniciativë për fuqizimin e të rinjve që promovon dialogun ndërkulturor, përfshirjen dhe qytetarinë aktive në njërën nga komunat më etnikisht të larmishme të Kosovës – Dragash. Duke bashkuar të rinj shqiptarë, goranë dhe boshnjakë, projekti krijon hapësira të sigurta për ndërveprim dhe bashkëpunim përmes një kampi ndërkulturor njëditor, iniciativave rinore në shkolla dhe fushatash kundër gjuhës së urrejtjes. Përmes të mësuarit përvojësor, shprehjes krijuese dhe angazhimit mes bashkëmoshatarëve, projekti pajis të rinjtë me njohuritë dhe mjetet për të sfiduar paragjykimet dhe për të udhëhequr ndryshime pozitive në shkollat dhe komunitetet e tyre. Duke bashkëpunuar ngushtë me shkollat lokale, trajnerë dhe liderë komuniteti, Mus-e Kosova siguron që ndikimi i iniciativave të drejtuara nga të rinjtë të jetë i qëndrueshëm dhe afatgjatë në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.