Sot në Shkollën Fillore “Mihail Grameno”, nën diellin e bukur, fëmijët po shijojnë punën artistike me artisten Fleta Baraku dhe po përjetojnë një përvojë të mrekullueshme.
Programi “Arti në Shkolla” ka si synim të sjellë artin në mjediset e shkollës, duke i frymëzuar ata të shprehin kreativitetin dhe talentin e tyre. Fëmijët po punojnë me pasion, duke zhvilluar aftësitë e tyre artistike dhe duke mësuar teknika të reja.
Le të vazhdojmë të promovojmë artin dhe të kultivojmë kreativitetin te fëmijët tanë, duke i bërë ata të ndjehen të lumtur dhe të frymëzuar.
Programi Arti në Shkolla në shkollën MIhail Grameno mbeshtetet nga Fondacioni Araldi Guinetti.

