Mus-e Kosova përmes artistëve Albulena Bokshi-Aktore, Fleta Baraku- piktore/dizajn grafik, dhe Rinor Ukimeri muzikant ka ofruar aktivitete artistike për Qendra Ditore e Fëmijëve e cila menagjohet nga Terre des hommes – Kosovo.
Përveç aktiviteteve artistike ku fëmijët kanë rritur kreativitetin në arte të ndryshme përmes artistëve profesionistë, Mus-e së bashku me Qendra Ditore e Fëmijëve kanë organizuar edhe evente të ndryshme.
Me 14 Qershor 2022 në kuadër të Ditës Botërore Kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve, në Sheshin Zahir Pajaziti është mbajtur ekspozita dhe performanca artistike me fëmijët e Qendrës.
Me 18 Dhjetor 2022 me moton “Bota t’i dëgjojë dëshirat tona” në Sallën e Kuqe në Prishtinë është mbajtur ekspozitë pikturash e skulpturash të punuara me shumë dashuri nga fëmijët e qendrës, si dhe është mbajtur një performancë muzikore dhe artistike.
Këto aktivitete, janë organizuar nga Terre des hommes – Kosovo në bashkëpunim me Mus-e Kosova, mbështetur nga Save the Children Kosova/o nëpërmjet fondeve të Bashkimit Europian në Kosovë





