Femijët në shkollën Shfmu “Mihal Grameno” Fushë Kosovë, po zhvillojnë kreativitetin dhe frymën e bashkëpunimit përmes aktiviteteve artistike të organizuara nga Mus-e Kosova.
Me mbështetjen e artistëve profesionistë, këto aktivitete sjellin artin në shkolla, duke nxitur mirëkuptimin dhe bashkëveprimin midis fëmijëve.
Ky aktivitet është duke u realizuar nga Mus-e Kosova me mbështetjen nga Konfederata Zvicerane, përfaqësuar nga Departamenti Federal Zviceran për Punë të Jashtme në Kosovë.