Mus-e Kosova, me mbështetjen e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, po vazhdon me sukses në zbatimin e projektit “Ngritja e Kreativitetit dhe Bashkëpunimit tek fëmijët në Kosovë”.
Aktivitetet janë duke u zhvilluar në dy shkolla partnere: në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë me flautisten Zanë Abazi dhe në shkollën “Emin Duraku” në Gjakovë me aktoren Albulena Kryeziu Bokshi.
Programi Arti në Shkolla ka për qëllim të nxisë kreativitetin e fëmijëve në arte të ndryshme, të forcojë komunikimin mes tyre dhe të përmirësojë ambientin në shkolla.
Falënderojmë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e këtij projekti të rëndësishëm.

