Me përfundimin e vitit shkollor po përmbyllim edhe aktivitetet disa mujore në Shfmu “Mihal Grameno” Fushë Kosovë, në kuadër të programit “Arti në Shkolla”.
Mbi dhjetë grupe nxënësish, nën dirigjimin e artistes Zanë Abazi, dhuruan një program artistik të mrekullueshëm para nxënësve të tjerë gjatë programit festiv përfundimtar për këtë vit shkollor. Përveç muzikës, aktivitetet kanë përfshirë edhe pikturimin dhe veprimtari nga arti vizual, duke sjellë një përvojë të plotë artistike për të gjithë pjesëmarrësit.
Mus-e Kosova po implementon projektin “Ngritja e Kreativitetit dhe Bashkëpunimit tek fëmijët në Kosovë”, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Republikës së Kosovës.